Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 11:11

U tha se është ndarë nga boksieri, reagon Dajana: Dynjaja mbajnë nga 3 dashnor

Që kur bëri publike lidhjen me boksierin, Kamer Maloku, Dajana Shabani ka qenë thuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave. Duke qenë se prej kohësh moderatorja nuk kishte postuar foto me Kamerin, fansat e kanë pyetur së fundmi nëse janë ndarë.

Dajana më në fund ka reaguar lidhur me thashethemet duke u shprehur se është penduar që e ka bërë publike lidhjen e tyre.

"Ah mi Dajan ç'deshe që e postove, dynjaja mban nga 3 dashnor e nuk ndihen, ti dhe 1 të ndajnë e të lidhin si duan njerëzit", shkruan moderatorja.