Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 10:10

1 muaj pasi Rina u zhduk nga ekrani e rrjetet sociale, motra e saj jep lajmin e rëndësishëm

Prej një muaji reperja që pati shumë sukses me hitet e saj, Rina Balaj është zhdukur nga ekrani e rrjetet sociale për arsye që ende kanë mbetur të paditura. Ishte motra e Rinës, Rudina ajo që njoftoi muajin e kaluar se reperja do bëjë pushim nga muzika.

Pas kësaj dolën thashetheme se Rina e ka lënë muzikën, lajm i cili rezultoi i pavërtetë pasi më vonë u zbulua se ajo do të rikthehet me një këngë të re.

Mirëpo gjatë kësaj kohe, duke qenë se profili i Instagramit të Rinës është përvetësuar nga 'OnRecords', fansat kanë hapur shumë profile me emrin e repere. Kështu motra e saj ka reaguar me një status në Instastory ku shkruan se kur Rina të hapë Instagram do i njoftojë vetë.

"Kur Rina të ketë Instagramin e vetë unë ju informoj vetë, këto të tjerat që po hapen nuk është Rina asnjëra", shkruan Rudina.