Nga Shqipëria / E Martë 12 Nëntor 2019, 10:10

Mozzik e tha live që është e pazëvendësueshme, reagon Loredana (Video)

Reperi që po bën namin së fundmi me të reja si nga karriera, edhe nga jeta private, Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "NIN", ku nuk munguan edhe pyetje për Loredanën.

Kur u pyet me cilën do bashkëpunonte, Kidën apo Loredanën, Mozzik tregoi se Loredana është e pazëvendësueshme dhe tha se me të do bashkëpunonte gjithmonë.

Pas kësaj deklarate, Loredana ka reaguar duke postuar një video teksa dëgjohet duke kënduar në makinë këngën "Dhelpër dinake" të Mozzikut.

Ky i fundit kur u pyet nëse kënga është dedikim apo jo u përgjigj: "Kënga është punu para dy viteve, nuk po rrej. Është punu para dy viteve. Erdh një kohë, çast, moment jetësor, të palidhur me pjesët e jetës time private, thjesht mu dok se i ka ardhë koha si këngë. E ndjeva që është obligim me publiku një kangë të mirë. Nuk e kisha quajtur dedikim, ma shumë e kisha quajtur në kornizën e pjesës jetësore. Derisa them kështu, është një lloj dedikimi por jo direkt. Ka të bëjë me metaforizëm të një artisti".