Para pak ditësh reperi i njohur Mozzik publikoi këngën e tij më të re, të titulluar "Dhelpër Dinake". Kënga është aluduar të jetë një dedikim për ish partneren e tij, Loredanën, madje fansat shprehen të sigurt për këtë. Mirëpo si qëndron e vërteta?

Mozzik ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive në "NIN" me Alaudin Hamitin. Ai iu është përgjigjur dhe pyetjeve që i kanë drejtuar fansat, të cilit nuk kishin si të mos i drejtonin një pyetje të tillë: "Kush është dhelpra dinake për ty?"

"Për mua dhelpra dinake është ajo që e ndjen veten dhelpër dinake, ato që e shohin vetë veten. Ka shumë dhelpra", është shprehur ai, duke mos përmendur ndonjë emër konkret.





