Nga Shqipëria / E Hënë 11 Nëntor 2019, 23:11

Mozzik ende e do Loredanën dhe ky gjest i tij sapo i tha të gjitha

Reperi i njohur Mozzik është një ndër emrat më të komentuar në media së fundmi. Pas ndarjes nga Loredana, u aludua se dyshja i kanë mbyllur gjërat në një mënyrë jo shumë paqësore por reperi di si t'i qartësojë gjërat.

Pas publikimit të këngës "Dhelpër dinake", Mozzik ka dhënë një intervistë ekskluzive në "NIN" me Alaudin Hamitin. Po ashtu ai iu është përgjigjur live dhe pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instagramin e "Prive.al".

Një ndër pyetjet më interesante që ndjekësit i kanë drejtuar reperit eshtë se cilën do zgjidhte ndërmjet Kidës dhe Loredanës. Ndonëse me Kidën ai ka një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore dhe me Loredanën tashmë ëshrë ndarë, Mozzik ka vërtetuar se reperja vazhdon të mbetet numri një për të dhe që do e zgjidhte përherë pasi ai ka thënë emrin e Loredanës.