Nga Shqipëria / E Hënë 11 Nëntor 2019, 22:10

Në kohën e gjimnazit, ja si dukej Eva Murati para famës

Moderatorja e njohur Eva Murati është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme, të cilat i ndan me ndjekësit e saj.

Së fundmi Eva ka hapur arkivat e gjimnazit dhe ka postuar në Instastoryn e saj disa foto që i përkasin asaj periudhe. Nga fotot është e kuptueshme që moderatorja nuk ka ndryshuar shumë që nga atëherë, vazhdon të mbetet po ajo vajza natyrale dhe e ëmbël.

"Tani këto foto kujtohen me shumë nostalgji kur shpërndahen në grupe", ka shkruar Eva krahas fotove, duke treguar se ndjen nostalgji për kohën kur ishte thjesht një gjimnaziste.