Nga Shqipëria / E Hënë 11 Nëntor 2019, 22:10

E njohim si moderatore por Kiara Tito shfaq para të gjithëve talentin si këngëtare

Moderatorja e njohur Kiara Tito është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në media dhe në rrjete sociale. Ajo ishte këtë të Hënë e ftuar në emisionin "Ftesë në pesë" nga Bieta Sulo, ku rrëfeu të reja nga jeta private dhe ajo profesionale. Po ashtu Kiara na prezantoi të gjithëve me 'talentin' e saj të fshehur.

Kiara u surprizua në studio nga shoqja e saj më e ngushtë Liesa, e cila me anë të një videoje i kërkonte të këndonte këngën e saj të preferuar nga Andi Shkoza ose të kërcente këngën "Caliente".

Moderatorja zgjodhi të këndonte këngën e Andit. E pyetur nga Bieta nëse Kiara mendon se di të këndojë, ajo u shpreh se për të mjafton të dijë që për Liesën zëri i saj është më i ëmbli. Videon nga momenti kur ajo këndoi në studio, mund ta shikoni më poshtë: