Këtë të hënë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ nga Bieta Sulo, ishte moderatorja e njohur Kiara Tito. Ajo tregoi të rejat më të fundit nga jeta e saj private dhe nga ajo profesionale po ashtu.

Për të mësuar më shumë rreth moderatores bukuroshe, Bieta i ka drejtuar pyetje të ndryshme. Një ndër pyetjet ishte se nëse do i jepej mundësia në videoklipin e cilit artist do donte të ishte pjesë: atë të Flori Mumajesit apo Ledri Vulës.

Kiara ka zgjedhur Florin duke ‘refuzuar’ kështu Ledri Vulën. Ajo ka treguar se e ka shumë përzemër Florin, prandaj dhe do i pëlqente të ishte në një videoklip të tijin. Urojmë që moderatores t’i plotësohet dëshira dhe një ditë ta shikojmë krah Flor Mumajesit në një videoklip!





