Nga Shqipëria / E Hënë 11 Nëntor 2019, 20:08

‘Vajzat e bukura lidhen për lekë, po ti?’, Rike Roçi i jep një mësim të mirë ndjekësit

Rike Roçi që pas pjesëmarrjes së saj në reality shoën e njohur "Big Brother", është bërë shumë e njohur për publikun. Ajo është një personazh mjaft i komentuar dhe aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instastory, Rike iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për çfarë të duan dhe më pas ajo iu ka kthyer përgjigje. Ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme por ka pasur dhe nga ato që kanë rastisur në pyetje të njëjtë.

‘Shumë vajza të bukura po dëgjojmë se janë lidhur  për lekë, po ti?’, i ka shkruar një ndjekës dhe Rike i ka dhënë përgjigjen e prerë. ‘Mos i fut të gjitha në një thes. Unë nuk gjykoj asnjë. Por aman femra që lidhet për lekë, ajo nuk është një femër por kafshë. Ka edhe nga ata që nuk i intereson leku por duan me zemër. Varet…nuk janë të gjitha njësoj’, është përgjigjuar ajo. Ndërkohë dhe një tjetër i ka bërë të njëjtën pyetje por Rike ka treguar se nuk do lidhej kurrë me një njeri të tillë.