Çdo puntatë të "Klanifornia", Marina tërheq të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të kuruar deri në detaje dhe me veshjet gjithnjë me stil. Këtë herë Marina kishte zgjedhur të vishej me një 'jumpsuit' të zi me detaj të bardhë e rozë në pjesën e sipërme dhe rrip lëkure.

Faqja 'whattheywearing', bën të ditur se ky 'jumpsuit' nga Elisabetta Franchi kushton 541 Euro.

Së fundmi Marina është shfaqur me stil serioz në puntatat e Klanifornia, herë me kostum, këmishë apo pantallona.









