Nga Shqipëria / E Hënë 11 Nëntor 2019, 16:04

'Hapni perdet e frustrimit o milet i mesjetës', Roza reagon pas kritikave pse u vesh si murgeshë

Mbrëmjen e djeshme Roza Lati u shfaq e veshur si murgeshë në emisionin e saj "Why not", për një skenë ku po 'martohej' Anxhela Peristeri. Këtë veshje Roza e përdori edhe vjet dhe mori shumë kritika. Dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit.

Kështu moderatorja ka reaguar duke postuar të njëjtin sqarim si vjet duke i kërkuar ndjekësve të qetësohen sepse është thjesht një veshje që e përdorin edhe në filma. 

"Po pertoj t'i jap shpjegime injorances per komentet negative qe kane lene te fotot e mia me veshjen e Murgeshes. Po i njejti muhabet ndodhi dhe vjet. Qe u vesha si Murgesh sezonin e kaluar. So... kesaj rradhe po ripostoj shkrimin tim qe eshte i qart si kristali. Qetesohuni pop corna (kokoshka)! Hapni perdet e frustrimit o milet i mesjetes", shkruan Roza.