Nga Shqipëria / E Hënë 11 Nëntor 2019, 10:10

Na hyri frika: Ç'do ndodhë në filmin 'I love Tropoja'

Na ndajnë pak kohë nga publikimi i filmit që të gjithë po e presin me padurim, "I love Tropoja". Një prodhim kinematografik nga Ermal Mamaqi, që pritet të thyejë rekordin e vendosur nga "2 gisht mjaltë".

"I love Tropoja" po vjen me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh e pritet të pushtojë kinematë në 2020. Mirëpo gjatë kësaj kohe, Ermali po na zbulon nga pak prej filmit dhe traileri i fundit nga i futi frikën.

Në të shihet një makinë që mbërrin në një shtëpi në mes të natës, dikush që mban një fener me dritë, dikush tjetër futet diku fshehurazi. Se ç'po ndodh na mbetet ta zbulojmë kur të publikohet filmi, por këto pamje sapo na bënë akoma më shumë kuriozë.