Nga Shqipëria / E Diel 10 Nëntor 2019, 19:07

Debati për klikimet e blera: Sabri Fejzullahu sqaron deklaratën që e futi në sherr me Florin

Pak muaj më parë bëri bujë në media debati mes Sabri Fejzullahut dhe Flori Mumajesit. Në një intervistë Sabri Fejzullahu u shpreh se këngëtarët shqiptarë kanë klikime të blera dhe përmendi emrin e Florit. Flori reagoi duke thënë se nuk ka asnjë klikim të blerë.

Sot i ftuar në "E diell", Sabri Fejzullahur e ka sqaruar deklaratën e tij duke u shprehur se për Florin ka shumë respekt dhe se ishte keqkuptuar.

"Më kanë thirrur shumë emisione për të më pyetur për këtë, por nuk kam dashur të diskutoj sepse faji është i imi. Jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por rastësia ndodhi në bisedë e sipër me gazetarët. Unë kam 17, 18 këngë që m'i ka kompozuar Flori Mumajesi. Ai i ka hapur dyert në Kosovë me punë e djersë. Unë e kam shumë xhan", u shpreh Sabri Fejzullahu.