Nga Shqipëria / E Diel 10 Nëntor 2019, 16:04

E quajti 'Dhelpër dinake', Loredana flet për herë të parë për këngën e Mozzikut

Dy ditë më parë Mozzik me këngën e tij të re "Dhelpër dinake", i tha të gjitha për ndarjen nga Loredana. Me anë të tekstit të këngës, Mozziku zbuloi se debatet ishin arsyeja pse lidhja e tyre mori fund. 

"Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake,â??dhelpënâ??dinake. S’ka ma debate,â??kaq e pate. Hiqmu prej qafe", është refreni i këngës.

Pas publikimit të këngës, Loredana ka reaguar duke e komentuar me mikeshat e saj në Instagram. "Prive.al" ka ruajtur një foto ku një prej shoqeve të Loredanës ka postuar fotografinë e Mozzik me modelen në klip, fytyrën e të cilës e ka mbuluar me imazh gomari nën mbishkrimin: 'Unë nuk kam dhelpra, por kam zbuluar një gomar për të’ duke etiketuar Loredanën.

Ky postim me tone tallëse për Mozzik është pasuar me komente në të cilat, Loredana shkruan: "Unë jam një dhelpër".