Nga Shqipëria / E Diel 10 Nëntor 2019, 12:12

Pas largimit nga ‘E diell’, Einxhel Shkira rikthehet me një emision tjetër

Einxhel Shkira u largua nga programi ‘E diell’ vetëm një javë pas fillimit të tij. Ajo drejtonte rubrikën ‘Beauty’ por nuk ndihej vetëvetja dhe nuk përshtatej me të, për këtë arsye ajo zgjodhi të largohej.

Moderatoren bukuroshe do ta shohim sërish në ekran pasi së shpejti ajo do të vijë me një tjetër në emision. Einxhel ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të një bisede me shoqen e saj të ngushtë, Argjira Spancën. Ndërmjet bisedës ajo ka zbuluar lajmin e rikthimit në ekran.

Kjo është shoqja ime, duke më mbështetur gjatë gjithë kohës! Dhe po, do rikthehem shpejt!”- shkruan moderatorja krahas bisedës. Einxhel ende nuk ka zbuluar detaje rreth emisionit por mjafton të presim dhe pak ditë që ta zbulojmë.