Aktorja meksikane Anahi e njohur me rolin e saj si "Mia" në telenovelën "Rebelët", do bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë aktorja muajin e kaluar me një foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Aktorja është në pritje të një djali dhe tanimë i kanë vendosur edhe emrin. Ka qenë djali i parë i Anahit ai që ka vendosur që vëllai i tij të mbajë emrin Emiliano.

Anahi është e martuar që prej vitit 2015 me politikanin Manuel Velasco Coello dhe kanë një djalë.

Sa i përket anës profesionale, prej kohësh Anahi është përqëndruar tek jeta familjare dhe i ka lënë pas dore telenovelat, por edhe muzikën./Xing.al







