Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Nëntor 2019, 22:10

Samantës nuk i del inati: Ia kthen keq në emision Zerkës

Javën e kaluar në emisionin ‘Shiko kush luan’ ishte këngëtari i njohur Young Zerka. Gjatë lojës ‘Paintball’, i pyetur se cili ndër artistët shqiptarë nuk e meriton famën që ka, ai zgjodhi Samanta Karavellën.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe sot këngëtarja i është kundërpërgjigjur publikisht. Samanta është një ndër të ftuarat këtë mbrëmje në ‘Shiko kush luan’. Në njërën ndër lojërat e programit, ajo ka zbuluar emrat e dy personazheve që ka dëshirë të bëjë bashkëpunim dhe dy të tjerë që nuk i ka fare si opsion, që nuk i duron dot.

Ajo përmendi Ardit Gjebrenë dhe Aurela Gaçen si emrat me të cilët do e donte patjetër një bashkëpunim, ndërsa te pjesa e dytë e pyetjes, ajo ka thënë të parin emrin e këngëtares Ronela Hajati, si artisten me të cilën nuk do e donte kurrë një bashkëpunim. Më pas, e ndikuar nga deklarata e tij, Samanta ka thënë si emër të dytë Young Zerkën. ‘Njëra është Ronela dhe meqë jam q elluar herën e kaluar pa arsye, Young Zerka’, u shpreh Samanta në studio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

"ð??£ në..." @samantaofficial i përgjigjet @youngzerka nga studio e #ShikokushLUAN ð??¥ð??¥ð??¥ & zbulon emrin e artistes që nuk do bënte kurrë bashkëpunim! @shikokushluan

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on