Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Nëntor 2019, 21:09

Big Mama flet për lidhjen me modelin turk

Para disa javësh, këngëtarja e njohur Big Baba u përfol për një lidhje me modelin turk Serhan Kaynarpinar. Aludimet nisën nga një foto që këngëtarja publikoi në profilin e saj të Instagramit, ku shihej krah modelit dhe shkruante ‘Këto ditë të ftohta do iu sjell pak dashuri’.

Mirëpo më pas u bë e ditur se mes dyshes nuk kishte gjë dhe se ata thjesht kishin bashkëpunuar për videoklipin e këngës  “Akoma të du” nga Big Mama, që ishte një ripunim i këngës së Bertan Asllanit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Prive’ këngëtarja ka folur publikisht për raportin që ka me modelin dhe statusin e saj aktual.

Bigu ka treguar se Serhan është një miku i saj, të cilin e ka takuar gjatë udhëtimit në Turqi e aty ka vendosur që të ishte pjesë e videoklipit të saj. Ndërsa përsa i përket jetës private, ajo ka rrëfyer se është beqare dhe po pret njeriun e duhur.  “Nuk jam në lidhje me asnjë. I lutem Zotit të më dalë dhe mua dikush. Kam pasur dhe unë të dashur, por nuk më ka ecur, që mos të bëjmë tani si Shën Mëria”, është shprehur Big Mama.