Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Nëntor 2019, 19:07

Drake flet për romancën e tij me Kylie Jenner

Pas ndarjes nga Travis, miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner u përfol për një lidhje me reperin e njohur Drake. Dyshja janë fotografuar bashkë shumë herë dhe burime nga ‘Us Weekly’ treguan se mes tyre vihej re një lloj tërheqjeje.

Pas këtyre lajmeve, bukuroshja Jenner reagoi duke i mohuar por Interneti sërish nuk e besoi. Pas saj, e ka parë të arsyeshme të reagojë dhe Drake. Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se reperi është treguar shumë i qartë kur ka thënë se me të gjithë familjen Kardashian-Jenner ka një miqësi të mirë, por vetëm kaq.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në një marrëdhënie romantike. Drake është fokusuar të muzika, ndërsa Kylie te linja e saj kozmetike dhe vogëlushja Stormi. Lidhja mes tyre nuk qenka aspak e vërtetë!