Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Nëntor 2019, 18:06

Ermal Mamaqi zbulon sekretin: Ja ç'kërkon një burrë nga një grua

Ami dhe Ermal Mamaqi janë prej vitesh një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media, si për karrierën e tyre të suksesshme në fushën e televizionit apo biznesit, edhe për jetën e tyre private. 

Ditën e sotme Ermali ka postuar një foto me Amin, të dy të veshur shumë elegantë, me kostume dhe i bën asaj një dedikim shumë të veçantë dhe zbulon një sekret.

Ermali shkruan se një burrë ka nevojë për një grua që beson tek ai dhe Ami e ka përmbushur më së miri këtë pjesë.

"Një burrë me ëndrra, ka nevojë për një grua që beson", shkuan Ermali krah fotos ku çifti ka marrë komplimenta pafund.