Ami dhe Ermal Mamaqi janë prej vitesh një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media, si për karrierën e tyre të suksesshme në fushën e televizionit apo biznesit, edhe për jetën e tyre private.

Ditën e sotme Ermali ka postuar një foto me Amin, të dy të veshur shumë elegantë, me kostume dhe i bën asaj një dedikim shumë të veçantë dhe zbulon një sekret.

Ermali shkruan se një burrë ka nevojë për një grua që beson tek ai dhe Ami e ka përmbushur më së miri këtë pjesë.

"Një burrë me ëndrra, ka nevojë për një grua që beson", shkuan Ermali krah fotos ku çifti ka marrë komplimenta pafund.






