Pas 13 vitesh transmetim është mbyllur një nga emisionet më të njohur shqiptar, "Bypass show" që transmetohej në Vizion Plus. Lajmi është dhënë nga faqja e emisionit në Facebook ku shkruhet se udhëtimit i erdhi fund.

"Bypass show" ka qenë në autorësinë dhe moderimin e aktorit, Agim Bajko.

"Miq te Bypass Shoë. Prej 13 vitesh kemi qene bashke ne nje udhetim fantastik permes satires, nepermjet te ciles jemi perpjekur te sjellim tek ju realitetin ashtu sic eshte ne te vertete. Ne kuptimin e plote te fjales, kemi ndejtur shtrember dhe kemi folur drejt.
Por si cdo gje ne kete bote edhe udhetimi yne e ka nje fund. Nga sot Bypass Shoë nuk do ta vazhdoje me transmetimin e tij ne TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shume se nje dekade. Ju falenderojme perzemersisht qe keni qene pjese e hapesires sone “disinformuese” dhe sic thote edhe Bajko… RELAX", shkruhet në postim.






