Nga Shqipëria / E Premte 8 Nëntor 2019, 11:11

I tha të gjitha: Mozzik zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Loredana

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave muajt e fundit. Ndarjen e bëri publike vetë Loredana e cila e quajti veten nënë beqare dhe deklaroi se do e vazhdojë vetëm turneun muzikor. Ndërsa sot ka qenë rradha e Mozzikut për të folur.

Me këngën e tij të re "Dhelpër dinake", që thuhet se reperi ia ka kushtuar Loredanës, ai i thotë të gjitha. Me anë të tekstit të këngës, Mozziku zbulon se debatet ishin arsyeja pse lidhja e tyre mori fund. 

"Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake,â??dhelpënâ??dinake. S’ka ma debate,â??kaq e pate. Hiqmu prej qafe", është refreni i këngës.

Në një tjetër pjesë të tekstit, Mozziku tregon se ka marrë dënime nga kjo dashuri, por atij nuk i bëjnë përshtypje lotët sepse është rritur me vuajtje. "Në kët’ dashni mora gjith’ dënima e për mi la sot m’dhemb edhe shpina. Jom rrit n’shira e s’më vyn mu lotët", këndon Mozziku.