Nga Shqipëria / E Enjte 7 Nëntor 2019, 23:11

Meghan dhe Harry prindër për herë të dytë? Ja detaji që ngjalli dyshimet

Dukesha Meghan Markle dhe princ Harry u bënë prindër për herë të parë para 6 muajsh me një djalë të cilit i vendosën emrin Archie. Që nga ai moment ato janë vendosur në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansat duan shumë që dyshja të kenë dhe një fëmijë tjetër pasi e kanë treguar se janë prindër shumë të mirë.

Pas disa takimeve që Meghan dhe Harry kanë bërë në Windsor, njerëzit janë shprehur se princi kishte shprehur interes për të ditur si shkojnë gjërat në një familje kur në jetë vjen një fëmijë i dytë. Kjo ka bërë të lindin aludimet se dukesha është në pritje të ëmbël të një tjetër bebushi pas Archies ose të paktën po mendojnë ta kenë një të tillë.

Edhe Meghan ka bërë pyetje të shumta rreth një foshnjeje të dytë duke i shtuar akoma më shumë dyshimet. Gjithësesi asgjë nuk është e sigurt dhe të vërtetën do e mësojmë në ditët në vazhdim.