Ditën e sotme kudo në rrjet bëri bujë një video e Stresit, publikuar nga ‘Iconstyle’. Në videon në fjalë reperi shfaqej në club, në shoqërinë e një vajze bukuroshe të cilës i dhuronte një të puthur në faqe.

Identiteti i vajzës nuk është është bërë ende i ditur por Stresi dukej shumë i afërt me të. Nuk dihet nëse është ndonjë mikeshë apo ka diçka më shumë. Videon siç duket e ka parë dhe Keisi, e cila ka reguar me anë të një postimi të bërë në Instastory.

“Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur”, ka shkruar ajo vetëm pak orë pas publikimit të videos dhe duket fiks për Stresin.








