Moderatorja Gerta Heta prej vitesh e ka lënë pas dore muzikën, duke u fokusuar me projekte të tjera. Mirëpo sot ajo ka dhënë lajmin e shumëpritur se do të rikthehet.

Gerta ishte e ftuar në "Ftesë në 5", së bashku me tre mikeshat e saj Rezarta, Aolta dhe Daniela të cilat rrëfyen sekretet e miqësisë 26 vjeçare.

Gjatë emisionit Gerta kujtoi kohën kur këndonte nëpër koncerte dhe mësonte mikeshat që të kërcenin për të ndezur atmosferën.

Gerta u shpreh se ndjen nostalgji për ato vite dhe e pyetur nga Bieta nëse ka në plan t’i rikthehet muzikës, ajo u përgjigj se është në kërkim të një materiali të përshtatshëm për të.







