Nga Shqipëria / E Enjte 7 Nëntor 2019, 17:05

Ja kush e mban me të mira Iva Alikon

Iva Aliko prej vitesh vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbizit e që gjithnjë bën bujë me deklaratat e saj apo me pozat provokuese që tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Sa i përket jetës private Iva pas deklaratës se ka qenë në një lidhje me deputet, preferoi të mos fliste më shumë për këtë pjesë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e kaloi kohën në shoqërinë e Hermes Nikajt, i njohur si Zogu i Tiranës. Iva postoi një video ku Hermesi shfaqet duke e ushqyer me luleshtrydhe dhe shkroi: "Zogu ime tu më mbajt me të mira".

Iva dhe Hermesi janë miq prej kohësh e shihen shpesh të kalojnë mbrëmjet bashkë në Tiranë.