Nga Shqipëria / E Enjte 7 Nëntor 2019, 17:05

U zhduk për 5 vite, rikthehet papritur këngëtarja e njohur shqiptare

I ka munguar muzikës prej 5 vitesh pasi që prej vitit 2014 ajo u zhduk nga skena. Po flasim për këngëtaren Nora Muçajn për të cilën kishim kohë që nuk dëgjonim. 

Nora po rikthehet dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Instagram. Këngëtarja e ka hapur dje profilin e saj në Instagram dhe ka njoftuar ndjekësit se po vjen me një projekt të ri.

“Pas në pauze të gjatë nga muzika po rikthehem me diçka të ëmbël, një këngë dhe tekst të bërë e thënë nga shpirti im. Muzika është vet jeta për mua”, ka shkruar Nora.

Sa i përket jetës private në vitin 2016 Nora Muçaj i dha fund beqarisë me Mark Markun dhe kanë një djalë.