Nga Shqipëria / E Enjte 7 Nëntor 2019, 17:05

Sa qenka rritur: Vogëlushi i Meghan Markle ecën këmbadoras

Dukesha Meghan Markle dhe princ Harry u bënë prindër për herë të parë para 5 muajsh me një djalë të cilit i vendosën emrin Archie. Dyshja janë shumë të lidhur me vogëlushin dhe kujdesen që atij mos t'i mungojë asgjë.

Meghan dhe Harry kanë vizituar së fundmi familjet e ushtarëve dhe kanë ndarë me to eksperiencën e tyre si prindër, duke zbuluar detaje rreth vogëlushit Archie. Dukesha ka treguar se sa shumë është rritur i biri, i cili është 6 muajsh.

Meghan tha se Archie ka filluar të ecë këmbadoras nëpër shtëpi dhe se i kanë dalë dy dhëmbët e parë. Për herë të fundit, i vogli është fotografuar me prindërit e tij në Afrikën e Jugut.