Nga Shqipëria / E Enjte 7 Nëntor 2019, 16:04

Dashuria i ka dhe këto: Gjiko zbulon pse grindet me Elitën

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Dashurinë e tyre e kanë shoqëruar edhe me postime të ndryshme në rrjete sociale, por dhe dyshja kanë ‘zënkat’ e veta.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, Gjiko ka treguar se ai dhe Elita debatojnë më shpesh për ushqimin, pasi ç’do njëri nuk  e do tjetri. Reperi ka zgjedhur të hajë fasule ndërsa Elita ka porositur sushi.

Gjatë darkës, moderatorja ka tentuar të marrë nga ushqimi i Gjikos por ky i fundit nuk e ka lejuar. Mesa duket Elita është penduar që nuk hëngri fasule dhe ajo si reperi.

Më pas Gjiko ka publikuar një tjetër video, duke kërkuar mendimin e fansave se cilin ushqim preferojnë: sushin apo fasulet.