Ditën e djeshme Majk publikoi bashkëpunimin e dytë me Capital T, një këngë që mbante titullin "Hala" dhe që u pëlqye shumë nga publiku. Madje brenda disa orësh kënga ka arritur mbi 600 mijë shikime në Youtube.

Mirëpo në tekstin e kësaj kënge Majk ka zbuluar një detaj nga jeta private duke thënë troç që ka qenë i lidhur me vajzat më të mira të showbizit.

"Kerrin ma t'mirë në autostradë. Tu i nxo femnat ma t'mira në estradë", këndon Majk.

Megjithatë reperi i cili njihet për faktin që jetën private e mban hermetike, nuk ka përmendur asnjë emër.





