Reperi algjerian Soolking u bë shumë i njohur në Shqipëri falë këngës "Zemër", një bashkëpunim me Dhurata Dorën që rezultoi shumë i suksesshëm dhe arriti më shumë se 300 milionë shikime në Youtube.

Tani Soolking, po punon për një album i cili do të dalë së shpejti. Për këtë album ai ka zgjedhur një producent shqiptar.

Bëhet fjalë për Rzon, producenti i hiteve si “Pasha Jetën” nga Capital T dhe Majk, “Fustani” nga Capo dhe Elvana, “Malena” nga Ghetto Geasy dhe Majk dhe shumë të tjera.

Më poshtë mund të dëgjoni pak nga kënga e punuar nga Rzon.
Burimi: Prive.al
View this post on Instagram





