Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 22:10

Një histori e vërtetë dashurie: Jona Spahiu tregon si është njohur me të shoqin

E ftuar në emisionin 'Soiree' nga Jonida Shehu në 'Top Channel' moderatorja e njohur Jona Spahiu ka folur gjerë e gjatë për jetën profesionale dhe atë private, duke zbuluar për të gjithë detaje që nuk i kemi ditur më parë.

Moderatorja ka treguar fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj Frenkli Ymerin dhe sesi janë dashuruar me njëri-tjetrin. Dyshja janë njohur në punë te 'Digitalb' dhe hapin e parë e ka hedhur Frenkli. Jonida e ka pyetur nëse Jona e kishte kuptuar që ai kishte interes për të. "E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s'duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s'kishte emision, kishte ndeshje, s'kishte ndeshje. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh.", ka treguar Jona.

Më pas Jona ka treguar si e shprehu Frenkli pëlqimin për të."Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes", tha ajo.

Ajo ka rrëfyer po ashtu se nuk i ka bërë aspak të vështirën pasi fillimisht kanë qenë miq. "Jo, nuk jam kështu natyre. Nuk e bëra të vështirën sepse ne për një kohë të gjatë në ambjentet e punës jemi frekuentuar si miq. Unë pash shumë vlera edhe asete të atij nga ana njerëzore që më pëlqenin dhe që më bënin të kuptoja që e shijoja kohën me atë", ka përfunduar Jona Spahiu.