Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 21:09

Pas mungesës në televizion, Jona Spahiu tregon si ka ndryshuar jeta e saj

Moderatorja e njohur Jona Spahiu është këtë të mërkurë e ftuar në emisionin 'Soiree' nga Jonida Shehu. Një ndër tematikat për të cilat ka folur, është shkëputja nga televizioni.

Jona i mungon ekranit prej kohësh por ajo ndonëse ia ndjen mungesën, di shumë mirë ta mbushë me gjëra të tjera. E pyetur nga Jonida "U bë goxha kohë, ka gjëra shumë të rëndësishme në jetën tënde që nga hera e fundit kur ti ke qenë në ekran me projektet tua, të mungon?", Jona ka treguar se i mungon televizioni por ndihet e përmbushur. "Më mungon në fakt sepse ajo ishte përditshmëria ime, domethënë për inerci na ndodh të na mungojnë elementë që na janë kthyer në përditshmëri, do të ishte hipokrite dhe e pashmangshme të ndodhte ndryshe. Por jam shumë e përmbushur, me sinqeritet, në aspekte të tjera sa nuk rri dhe reflektoj gjatë për mungesën e televizionit ose të vuaj shkëputjen", u shpreh ajo.

Moderatorja u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushit Raiden në Shtator të vitit të kaluar. Që nga ai moment Jona u fokusua shumë te vogëlushi dhe ndihet shumë e përmbushur pranë tij.