Këngëtarja Selena Gomez dhe modelja Bella Hadid për dy vite nuk e kanë ndjekur njëra-tjetrën në Instagram dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë. Shkas për këtë u bë lidhja e Selenës me The Weekend, ishin e modeles.

Selena ka vendosur të nisë një periudhë të re në jetën e saj, pa hatërmbetje me asnjë. Ajo dëshiron të bëjë paqe me të gjithë dhe ka nisur me Bellën. Këngëtarja i ka bërë follow modeles në Instagram duke e shtuar në listën e miqve.

Ndërkohë Bella ende nuk ia ka kthyer "follown" Selenës por ajo ka pëlqyer një ndër fotot e fundit të saj. Siç duket vajzat po e rregullojnë sërish marrëdhënien e tyre.









