Gjatë ndarjes së së çmimeve MTV Europe Music Aëards në Seville të Spanjës, reperja e njohur Loredana u nderua me çmimin "Artistja më e mire”. Ndaj suksesit të saj reagoi dhe çifti zvicerian, me të cilin Loredana u përfshi në një skandal para disa muajsh duke u komentuar shumë në media.

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”, u shpreh i shoqi i Znj. Petra duke treguar se janë ende në pritje për të marrë paratë dhe se asgjë nuk është mbyllur ndërmjet tyre.

Pas deklaratës së tyre edhe Loredana ka folur publikisht. Në një intervistë për “SRF Virus” ajo është shprehur se akuzave do iu vijë fundi shumë shpejt dhe se çështja mund të përfundojë deri në mars të vitit 2020. “Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë gjithçka që shkruhet. Për këtë arsye, unë vazhdoj t’i provokoj që të nxjerrin më shumë mllefin që kanë ndaj meje”, tha reperja.







