Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 17:05

Floriana Garo dhe Majlinda Bregu takohen në Gjenevë, ç'po kurdisin bashkë

Moderatorja Floriana Garo prej tre vitesh tashmë është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjenevë, me bashkëshortin Enisin, vajzën e tyre Adian dhe është në pritje të fëmijës së dytë. Floriana ka hequr dorë nga prezantimi dhe atje merret me biznes.

Pasditen e sotme Floriana ka takuar në Gjenevë, ish-ministren, Majlinda Bregun me të cilën ka pozuar për një foto. 

"Një pasdite e bukur me Majlinda Bregun në Gjenevë", shkruan moderatorja krah fotos së postuar në Instagram, foto e cila ka ngjallur kureshtjen pasi nuk dihej që Floriana dhe Majlinda ishin mikesha.