Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 17:05

U tha se u largua nga muzika, Rina Balaj befason fansat

Para disa ditësh menaxheri i ‘On Records’ bëri të ditur se reperja e njohur Rina me dëshirën e saj është larguar nga muzika. Po ashtu njoftoi se ajo nuk është më pjesë e labelit dhe se faqja në Instagram nuk i përket asaj.

Ky lajm ishte shumë i papritur për të gjithë dhe i mërziti fansat e reperes të cilët kërkojnë që ajo të rikthehet. Rina mesa duket ka ndërmend t’ua dëgjojë fjalën! Kjo është thjesht një pauzë në karrierën e saj dhe ka ndërmend të kthehet fuqishëm.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja Adela Ismaili, e cila ka publikuar një foto të reperes në Instastoryn e saj. Krahas fotos ajo ka shkruar: “Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. Zemra ime ka një sekret”, duke lënë të kuptohet se Rina po përgatit një projekt të ri muzikor dhe do të rikthehet së shpejti.