Romanca e këngëtares Dua Lipa me Anwar Hadid ka nisur që prej disa muajsh. Dyshja shihen kudo të shoqëruar dhe lidhja mes tyre po ecën me hapa shumë serioze. Ato kanë ndërmarrë hapin e madh të bashkëjetesës dhe familjet janë prezantuar njëra me tjetrën.

Dua kalon një pjesë të mirë të kohës në shoqërinë e motrave ose në prani të nënës së Anwarit por duket se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me ‘vjehrrin’ e saj. Mohamed Hadid nuk jeton pranë familjes së tij por ai është në dijeni dhe e mbështet plotësisht lidhjes mes dy të rinjve.

Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto në të cilën shihet Dua duke u përqafuar me Anwarin. Këngëtarja i ka komentuar një zemër duke treguar se lidhja mes tyre është shumë e afërt.










