Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 14:02

Tayna paska qenë repere që 5 vjeç, publikohen fotot e fëmijërisë

Sot është një nga reperet shqiptare më të suksesshme dhe famën e madhe e mori vitin e kaluar duke publikuar një sërë hitesh. Mirëpo Tayna duket se talentin e saj e ka zbuluar që e vogël. 

Ditën e sotme reperja ka postuar në Instastory disa foto nga fëmijëria ku shfaqet me mikrofon në dorë gjatë një feste.

"Duke repuar dhe kënduar gjithmonë", shkruan Tayna në foton ku është vetëm 5 vjeçe.

"Edhe duke bërë twerk", shkruan ajo në një foto tjetër ku shfaqet duke kërcyer.

Mes këtyre fotove, Tayna ka treguar edhe si dukej kur ishte bebe.