Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 00:12

Si rrallëherë, Drake publikon foto të djalit të tij 2 vjeç

I dëgjoni këngët e tij shpesh, por një detaj që ndoshta nuk e dinit është fakti që Drake është baba i një djali 2 vjeç. Mirëpo vetëm së fundmi reperi ka nisur të postojë foto me të birin.

Ditën e djeshme Drake ka publikuar një foto ku shfaqet këmba e djalit të tij, Adonisit dhe në çorape shkruhet: "E dua babin".

33-vjeçari është shumë diskret kur vjen puna tek jeta private e sidomos për të birin.

Reperi ende nuk ka publikuar një foto ku t'i tregojë vogëlushit fytyrën, por ka bërë një tatuazh për të në krahë.