Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 00:12

Një artiste e lindur: Aurela Gaçe zbulon talentin e veçantë të së bijës

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Aurela Gaçe, shpirtin e saj prej artisteje e ka treguar gjithmonë dhe jo vetëm në muzikë. Ajo di të jetë po ashtu një stiliste shumë e mirë.

Aurela ka treguar shpesh se kujdeset vetë për veshjet dhe grimin në shumicën e rasteve. Ajo i përshtat të gjitha veshjet dhe i rregullon deri në detajin e fundit. Këngëtarja po ashtu ka rrëfyer se mundohet t'i rregullojë dhe rrobat që janë grisur ose janë bërë me njolla. Trukun e saj të 'stilistes' Aurela ia ka mësuar dhe vajzës së saj, Grace.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, Aurela ka zbuluar se si e bija ka rregulluar një palë tuta të cilat i ka pasur me njollë. Grace ka vitatuar ylber dhe lule në vendet e njollosura dhe tutat duken kaq të bukura!