Nga Shqipëria / E Martë 5 Nëntor 2019, 20:08

Jeton në Katar dhe bën jetë luksoze, Dorina Mema tregon si ia doli mbanë

Dorina Mema ishte e ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në 5", ku tregoi më shumë për jetën në Katar, aty ku po jeton prej kohësh. Dorina tregoi se ka një familje të dytë në Katar dhe nëna e asaj familje i ka dhënë shumë mësime.

"Unë kam një familje atje dhe duke qenë pjesë e asaj familjeje, nëna e asaj shtëpie më do jashtëzakonisht shumë dhe më ka dhënë mësimet e Islamit. Nuk po flasim për familjen time biologjike, por familjen e dytë që kam në Katar, aty ku mirëpritem gjithë kohës. Do shkoj shumë shpejt atje sepse do hap zyrë në Doha dhe Kuvajt", u shpreh Dorina.

"Habiten njerëzit si ia dole ti, se kur thua Arabi, Katar, janë vende luksoze, të shtrenjta, aq më tepër që po merr nisma të tuat", i tha Bieta.

"Disa njerëz ecin me engjuj dhe nuk ecin vetëm. Unë kam 7 engjuj, mund të realizoj çfarë dua. Në momentin kur njeriu është i pasur shpirtërisht, hapet qielli dhe dëgjohet lutja. Njerëzit nuk besojnë dhe e humbasin veten me gjërat e dukshme. Ndërsa unë e kam parësore marrëdhënien vertikale dhe kur e ke këtë, mund të marrësh çfarë të duash. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë asnjeriu. Në këtë jetë ia kam dal vetëm. Kur je në dorën e dikujt tjetër, atëherë duhet të trembesh. Kur ecën me krahët e tua, gjithmonë do ia dalësh", u shpreh Dorina./Xing.al