Nga Shqipëria / E Martë 5 Nëntor 2019, 18:06

Majk dhe Capital T zbulojnë pamje nga kënga e re dhe fansat po çmenden

Dy këngëtarët shumë të dashur nga publiku, Capital T dhe Majk, do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim muzikor. Dyshja kanë bashkëpunuar dhe më parë, për këngën "Pasha jetën" dhe të gjithë e kuptuam që zërat e tyre shkojnë shumë njëri me tjetrin. Kënga rezultoi të ishte shumë e suksesshme dhe u prit shumë mirë nga fansat.

Pas suksesit të "Pasha jetën", edhe kënga e re pritet të bëjë namin. Capital dhe Majk ende nuk e kanë zbuluar titullin e projektit të tyre muzikor dhe as datën e publikimit por së fundmi kanë publikuar disa pamje nga videoklipi dhe fansave të dyshes iu janë bërë sytë zemra.

Të dy janë veshur me të bardha, detaj që është pëlqyer shumë nga të gjithë. Ndjekësit e dyshes kanë komentuar se mezi po presin që kënga të publikohet dhe janë të sigurt se do të jetë hit.