Nga Shqipëria / E Martë 5 Nëntor 2019, 16:04

‘Gjithmonë në zemrën time’, Penelope Cruz tregon shqiptaren që i ka ndryshuar jetën

Aktorja e njohur Penelope Cruz ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet pranë shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Ajo ka kujtuar një kohë të shkuar ku protagonistja ka qenë gruaja shqiptare që ka prekur jetën e shumë personave, mes të cilëve dhe atë të aktores.

Penelope ka treguar se Nënë Tereza i ka ndryshuar jetën. Pas gjithë të mirave, aktorja rrëfen se do e mbajë gjithmonë në zemër. Fotoja e publikuar është realizuar shumë vite më parë (mendohet t’i përkasë viteve ‘90)në një moshë të re të Penelopes, e cila ka pasur fatin e mirë të njohjes me shenjtoren shqiptare. “Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time!”, ka shkruar aktorja krahas fotos.

Aktorja është njohur me Nënë Terezën në një kohë kur ka punuar si vullnetare për të në Kalkutë. Së bashku ato kanë ndihmuar të varfërit dhe janë kujdesur për to dhe të sëmurët.