Në muajin shtator zbuluam se Klan ka blerë një nga serialet më të ndjekur në Turqi me protagoniste kryesore aktoren Nurgul Yesilçay e njohur si Gylsereni nga "Fate të kryqëzuara". Lajmin e ka konfirmuar sot edhe Klan duke zbuluar se seriali "Gulperi" do të nisë premierë në Klan plus së shpejti.

Nurgul Yesilçay do të luajë në këtë serial rolin Gulperi, një nënë e vuajtur nga jeta, me tre fëmijë që e urrejnë.

Familja e bashkëshortit e fajësojnë për gjithçka ndërsa një avokat kërkon ta ndihmojë. Një dramë rrënqethëse që do ju mbajë mbërthyer pas ekranit. Ndiqni trailerin në videon e mëposhtme.








