Nga Shqipëria / E Martë 5 Nëntor 2019, 13:01

22-vjeçarja me aftësi ndryshe përfaqëson Shqipërinë në Miss Universe

Një vajzë bukuroshe me aftësi ndryshe do përfaqësojë Shqipërinë në "Miss Universe Deaf". Ajo quhet Maria Taragjini, është 22 vjeç dhe po realizon dëshirën e saj të madhe që është më e fortë se paragjykimet e shoqërisë.

Maria do të përfaqësojë Shqipërinë në "Miss Universe Deaf", një konkurs bukurie për personat shurdhmemecë, që do të mbahet në Itali.

Në këtë përvojë Maria do të jetë pa miken e saj të ngushtë dhe do të ketë mbi supe një përgjegjësi të madhe.

Nata finale do të mbahet në Itali në datë 9 Nëntor dhe fituesi do të zgjidhet në bazë të votave.