Nga Shqipëria / E Martë 5 Nëntor 2019, 12:12

Rikthehet me sezonin e tretë 'Piter Pan', zbulohet data

Një nga spektaklet më argërtues ku në qendër janë të vegjlit me pyetjet që ata u bëjnë VIP-ave, "Në kurthin e Piter Pan", po rikthehet me sezonin e tij të tretë. 

"Revista Class" bën të ditur se duke filluar që nga kjo javë, dita e premte dhe e shtunë, ora 10.00, në Tv Klan, hapen audicionet e para për fëmijët që duan të jenë pjesë e spektaklit.

Fëmijët që duan të marrin pjesë mund të paraqiten me prindërit në datat, 8, 9, në orën 10:00, në Tv Klan, pranë Ish-Kinostudios.

"Piter Pan" pritet të nisë sapo të mbarojë "Dance with me", pra në shkurt.