Nga Shqipëria / E Martë 5 Nëntor 2019, 10:10

Prej 3 vitesh larg ekranit, ja me çfarë merret tani Sofia e Arian Çanit

Me siguri të gjithë e mbani mend Sofien e Arian Çanit, asistenten e tij bjonde që tërhiqte gjithnjë vëmendjen në çdo emision. Tre vite më parë, Sofia u largua nga "Zonë e lirë" dhe nuk e kemi parë më në ekran. Madje për gati 2 vite, bukuroshja u largua dhe nga rrjetet sociale.

Mirëpo pak muaj më parë, Sofia u rikthye dhe tani ka filluar të jetë shumë aktive në Instagram. Sofia, emri i vërtet i të cilës është Romina, është bërë tashmë një blogere.

Ajo poston thuajse çdo ditë video ku i mëson ndjekësve maska të reja dhe u tregon përbërësit që duhen përdorur e vetitë e tyre.

Sofia duket e kënaqur me këtë 'punë' të re e kështu po e shohim më shpesh me anë të Instagramit./Xing.al