Nga Shqipëria / E Hënë 4 Nëntor 2019, 23:11

Në moshën 50 vjeçare, aktori i njohur i bashkohet Instagramit

Rrjetet sociale janë kthyer në trend, pothuajse çdo njeri ka adresën e tij personale në Instagram, Twitter, Facebook etj. Çdo njeri, i çdo moshe, është i lirë të lundrojë në botën e internetit. Aktori i njohur Matthew McConaughey i është bashkuar Instagramit për të parën herë.

Kjo ka ndodhur me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të. Si postim të parë, ai ka zgjedhur të publikojë një video që flet për hyrjen në rrjete sociale.

McConaughey ka treguar se ndihet goxha nervoz për këtë fillim të ri në botën e rrjeteve sociale. “Shikoni, kjo është hera ime e parë për të ndarë nga jeta ime dhe pikëpamjet e mia me botën. Jam pak nervoz për këtë sepse sinqerisht unë e di që dua të kem monolog dhe nuk jam i sigurt nëse dua dialog. Mezi po pres të ndaj se kush jam me ju”, thotë ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

officially mcconaughey

A post shared by Matthew McConaughey (@officiallymcconaughey) on